Dosja “Hajdari”, nis seanca ndaj Izet Haxhisë
Haxhia është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Tiranës, e cila pritet të rivendosë në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur prej tij, ate të rihapjes së dojes “Hajdari”.
Pasi ka hyrë në gjyq, ka përshendetur me dorë nga salla dhe më pas ka shkëmbyer disa fjalë me avokatin e tij, dhe më pas është pozicionuar në vendin e tij.
Izet Haxhia ka qenë i drejtpërdrejtë në qëllimet e tij pas ekstradimit në vendin tonë. Në seancën e shkuar, Haxhia deklaroi se ka ardhur në Shqipëri pasi i dhanë garanci për jetën dhe se do të dëgjohej.
“Nga viti 1990 deri në1998 jam dëshmitar i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës”, ka qenë deklarata e Izet Haxhisë në seancë e dytë të procesit, ku ai kërkon që të rihapet gjykimi ndaj tij.
KOHA JONË SONDAZH

