Dosja ”McGonigal”, Agron Shehaj: Bllokuam dy herë foltoren për të fituar të drejtën e debatit

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj thotë se bllokimi i foltores për dy javë rresht në Kuvend ka qenë i justifikuar pasi ishte e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e debatit me kryeministrin në lidhje me skandalin ”McGonigal”. Shehaj ka akuzuar kreun e qeverisë së ka tentuar që nëpërmjet ish-zyrtarit të larë të FBI, të bëjë ekzekutimin e opozitës, shkak për të cilin e sheh të legjitimuar kërkesën e saj për krijimin e një komisionin parlamentar për hetimin e kësaj çështjeje.

”Kërkesa për debat është një kërkesë elementare, sidomos në raste të tilla të një skandali që përfshin kryeministrin e vendit, ku është lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare dhe Kongresi amerikan është përfshirë në zbulimin e çështjes.

Ne jemi ende me debatin duhet apo jo të debatojmë. Kryeministri ka detyruar të ekzekutojë opozitën dhe për këtë ka përdorur një zyrtar të lartë të FBI.

Për një gjë të tillë duhet të japë shpjegime, t’i jepet mundësi opozitës për të drejtën kushtetuese që të ngrihet një komision hetimor për të hetuar çështjen. Nëse opozita ka të drejtë të hetojë për diçka, e drejta lind kur tentohet të ekzekutohet ajo”,-tha Shehaj.

SHKARKO APP