Dosja “McGonigal”, Tedi Blushi: 14 fakte të drejtësisë amerikane që prekin Ramën

Dosja ”McGonigal” vijon që të mbajë të mbërthyer politikën në vend. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se nuk kemi të bëjmë aspak me një lojë politike, por me një akt akuzë nga një institucion i drejtësisë amerikane dhe kjo e bën aktin më të rëndë. Nga studio e ”MCN TV”, Blushi deklaroi se nga 70 fakte të drejtësisë amerikane, 14 implikojnë direkt Kryeministrin Rama.

“Nuk jam në pritje të Ramës. Se të presësh nga ai është si të presësh nga një kriminel të tregojë krimin që ka kryer, shqiptarët presin që SPAK të mos jetë i vonuar në zbulimin e kësaj çështje. SPAK duhet të kishte vendosur kontakt me homologët përtej oqeanit dhe për të nisur një hetim serioz. Rama ka bërë çdo përpjekje për të bllokuar hetimin dhe për t’i mbyllur gojën opozitës në Parlament. Rama po bën çdo përpjekje për ta minimizuar këtë skandal.

Për një zyrtar të këtij niveli së pari duhet të nisë hetimet SPAK, aq më tepër që për ngritjen e këtij institucioni kanë investuar amerikanët. Kemi një dokument zyrtar të gjykatës amerikane të Columbia ku në 14 faqet renditen të gjithë provat që janë faktuar lidhjet mes McGonigal dhe Edi Ramës. McGonigal është takuar dhe me Safet Gjicin, por pse nuk përmendet në këtë akt-akuzë. Pse nuk përmendet Taulant Balla dhe Erion Veliaj se dhe ata janë takuar?

Dokumentet që kanë furnizuar McGonigal për të stisur një hetim ndaj opozitës në Shqipëri, kanë dalë nga zyra e Kryeministrit. Rama i është shmangur llogaridhënies në Parlament, se është i implikuar drejtpërdrejtë në këtë aferë”.

SHKARKO APP