Dosja “Partizani”, Sali Berisha pranon që ka vetëm një shkelje: Ajo mban firmën e Ramës

Sali Berisha i është rikthyer edhe një herë çështjes së privatizimit të ish-klubit Partizanit, ku pranon se ka një shkelje. Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai që në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në një kohë kur klubi Partizani nuk i ishte kthyer pronarëve, por ishte pronë shtetërore, vendos me firmën e tij për t’i ndërruar destinacionin nga terren sportiv, në zonë ndërtimi.

“Ai urdhëroi larot e tij që funksionojnë në SKAP dhe drejtësi si një organizatë kriminale, të privojnë kryetarin e PD nga liria e lëvizjes jashtë shtetit. Të burgosin anëtarin e Këshillit Kombëtar dhe kryetarin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, vetëm për motive politike. Pas 3 vitesh hetim, nuk është gjetur asnjë shkelje ligjore. Asnjë shkelje ligji, procedure në trajtimin e kompleksit Partizani nga Sali Berisha apo administrata e tij.

Po, ka një shkelje, duhet të jem i sinqertë me ju. Kjo shkelje mban firmën e Edi Ramës. Është Edi Rama që në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në një kohë kur klubi Partizani nuk i ishte kthyer pronarëve, por ishte pronë shtetërore, vendos me firmën e tij për t’i ndërruar destinacionin nga terren sportiv, në zonë ndërtimi. E bëri me valixhe eurosh këtë, nuk e di, por ai këtë e bëri në shkelje të plotë të ligjit”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?