Dosja për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës transferohet në Kosovë

 

Prokuroria për Krime të Rënda pezulloi hetimin në Shqipëri për atentatin e dështuar ndaj kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Mësohet se dosja është transferuar në Kosovë.

Me kërkesë të autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, dosja në ngarkim të atentatorit të penduar Gramoz Nokshiqi dhe bashkëpunëtorit të tij shqiptar, i shpallur në kërkim, është dërguar në Kosovë, ku mbi këtë çështje ndodhet i arrestuar biznesmeni Mikel Qupi.

Sipas prokurorisë, të gjitha veprimet e kryera në Shqipëri, si dëshmi, marrje provash apo edhe veprime të tjera hetimore janë dërguar në rrugë diplomatike në Kosovë për vazhdim hetimesh me qene se vepra penale është konsumuar brenda territorit të Kosovës.

Pas ngjarjes së vitit të kaluar, 24 vjeçari Gramoz Nokshiqi  u rrëfye para policisë.

Ai foli për organizimin e vrasjes se kryetares së komunës së Gjakovës kundrejt 300 mijë eurove dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj komune, kundrejt 30 mijë eurove.

SHKARKO APP