Dosja “Shullazi”, Emiliano dhe shokët e tij të bandës i bëjnë kërkesën e papritur Gjykatës së Posaçme
Emiliano Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij i kanë dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme të Apelit për ndryshim mase sigurie.
Mësohet se ata kërkojnë lehtësim të masës së sigurisë.
Ndërkohë pritet që kërkesa të shqyrtohet ditën e sotme në orën 12:00.
Ndërsa ditën e djeshme seanca e tyre është shtyrë për herë të tretë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
KOHA JONË SONDAZH

