Dosja ”Tahiri”, zgjerohet rrethi i të pyeturve
Në një kohë kur Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë për zgjatje e afateve të hetimeve për Saimir Tahiri, rrethi i personave të cilët po pyetet për këtë çështje, është zgjeruar. Për më shumë se tre orë është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda truproja i ish-ministrit të Brendshëm.
Elvis Rexha ka dhënë sqarime në zyrën e prokurorin Dritan Prençi në lidhje me hetimet që po kryhen me dosjen Tahiri-Habilaj. Rexha është pyetur për disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione.
Po këtë të hënë në Prokurori janë marrë në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, nga ku ka origjinën Nezar Seiti, i konsideruar një nga njerëzit kryesore të klanit Habilaj. Mes të pyeturve ka edhe të afërm të Seitit.
KOHA JONË SONDAZH

