Dosja ”Toyota Yaris”, dorëzohet avokati Radovan Çela

Dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela, i cili ishte në hetim për dosjen “Toyota Yaris”.

Çela ishte në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka.

Dosja për këtë të fundit u veçua nga personat e tjerë të arrestuar më herët. Tashmë, në kërkim vijojnë të jenë Erjona Daupaj, oficere e BKH, si dhe Astrit Vladi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çela akuzohet për korrupsion aktiv të gjyqtarit dhe prokurorit, si dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer dy herë, si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm, kryer 5 herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?