Dosja “Xibraka”, Lirohet me kusht Ermal Hoxha

Lirohet Ermal Hoxha. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë ka përfunduar dënimit.

Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine. Në prill të këtij viti nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?