Dosjen e Jan Prengës do ta hetojë SPAK. Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën
Dosja e zhdukjes së Jan Prengës sapo ka mbërritur në SPAK.
Kjo çështje do të hetohet nga prokurorët e posaçëm të SPAK.
Prokuroria e Tiranës është shprehur se dyshohet se veprimet janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe ka shpallur moskompetencën për këtë ngjarje.
Jak Prenga u rrëmbye më datën 17 janar në Kamëz nga disa persona dhe në lidhje me këtë ngjarje janë bërë disa arrestime.
Shkak i rrëmbimit është bërë një sasi droge e vjedhur nga vëllai i Prengës në Londër. TCH