Dosjet e OFL për “të fortët” me mangësi, SPAK i kthen

Edhe pse Operacioni Forca e Ligjit, publikon çdo ditë emrat e “të fortëve” në lidhje me deklarimin e pasurisë, duket se dosjet kanë probleme. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose SPAK, i ka kthyer policisë për plotësim me dokumente dy dosjet e para të operacionit “Anti-KÇK”, ndërkohë që numri i procedimeve në verifikim ka shkuar në 15-të.

Policia e Shtetit u ka nisur formularin për deklarimin e burimit të pasurisë të dënuarit Pajtim Serjani, i dënuar për gjobëvënie dhe Orges Jahelezit, person i akuzuar për trafik droge në kuadër të dosjes 339. Policia e Shtetit ka përcjellë në zyrat e Prokurorisë speciale SPAK, 15 dosje hetimi pasuror ndaj personave të dënuar ose nën hetim të cilëve u është kërkuar të tregojnë burimin e pronave bazuar në paketën anti-KÇK.

13 raste janë në verifikim nga prokurorët e SPAK, ndërkohë që dy dosje, një prej të cilave ajo e Lulzim Berishës, prokuroria ia ka kthyer policisë për plotësim me dokumente shtesë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?