Dosjet në makinë, flet prokurori Ndoj: Nëse do ishin të rëndësishme, do isha i arrestuar

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, mohon që dosjet e gjetura në makinën ku ju bë atentat të jenë të një rëndësie të veçantë.

Sipas tij, nëse raportimet në mediat se bëhet fjalë për fashikujt e vjedhur në prokurorinë e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi do të ishin të vërteta tashmë do të ishte në pranga.

Prokurori ka deklaruar për gazetarin e Ora News në një komunikim të shkurtër nga spitali se do të prononcohet në një moment të dytë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Arjan Ndoj vijon të jenë në kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit së bashku me Aleksandër Lahon, që gjithashtu mbeti i plagosur në atentat.

Ndërsa shoferi Andi Maloku ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për ngjarjen, policia ka ndaluar një nga të dyshuarit, Redjan Rrajën, i cili do të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

/Ora News

Ekskluzive/ Ora News sjell videon e dosjeve që u nxorën nga makina e Prokurorit Arjan Ndoj

SHKARKO APP