Doza e dytë e vaksinës, Nelaj: Kanë shfaqur më shumë efekte anësore

6 janë qytetet në Shqipëri me mbulesën më të lartë të vaksinimit. Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit Erida Nelaj thotë se pas Gjirokastrës në vend të dytë renditet Vlora.

”Sasitë e vaksinave shpërndahen për çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor në varësi të popullatës që ata mbulojnë dhe fashës moshore dhe ne kemi ecur shpejt për sa i përket fashës 60 plus. Ka njësi vendore të kujdesit shëndetësor që kane ecur mirë si Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita që kanë arritur të konsumojnë shumë shpejt sasinë e vaksinës së marrë”.

Po ashtu, sipas saj, këto rrethe kanë krijuar imunizim më të shpejtë për shkak edhe numri të lartë të moshuarve. Edhe kryeqyteti ka një mbulesë të lartë vaksinimi, por përqindja e vaksinimit është më e ulët për shkak të moshës më të re.

Për efektet anësore në dozën e dytë, Nelaj thotë se janë shfaqur më shumë efekte se doza e parë. ”Me dozën e dytë personat duhet të presin më shumë efekte anësore, si lodhje trupore dhe temperaturë të lehtë”.

SHKARKO APP