Dozat e reja të Pfizer, ISHP: Do të përdoren për të sëmurët me dializë

Dozat e reja të Pfizer që mbërritën pak ditë më parë në vendin tonë, do të përdoren për të sëmurët që kanë kryer transplante dhe ata në proces dialize. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj, thotë se deri më tani procesi i vaksinimit po ecën me ritme të mira.

Mbi 230 mijë vaksinime janë kryer në të gjithë vendin, ndërsa dozat e reja të Pfizer sipas saj, do të përdoren për personat e sëmurë që janë në proces dialize dhe ata që kanë kryer transplant.

”Në planet e para prioritare po listohen tashmë të sëmurët që kanë kryer transplante dhe do të listohen dhe ata që janë në procese të dializës. Në vazhdim do futen grupe të tjera gradualisht”,-u shpreh Erida Nelaj.

Nga ana tjetër, Nelaj thotë se personat që e kanë kaluar Covid-19, dozën e parë të vaksinës duhet ta marrin minimumi pas një muaji. ”Normalisht pas kalimit të Covid-19 minimumi për tu vaksinuar është një muaj pastaj në varësi të gjendjes se si e ka kaluar dhe në konsultë me mjekun e familjes mund ta shtyjë dhe tre deri në gjashtë muaj”.

SHKARKO APP