DPT – tatimpaguesve: Përfitimet nëse kryeni pagesën e dividentit brenda datës 20 Gusht
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje tatimpaguesve, për të kryer pagesën mbi dividentin.
“Ju sjellim në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019. Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.’’
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.