Drafti “Ahmetaj” në Kuvend: 6 % TVSH për portalet

Ligji për “Tatimin mbi vlerën e shtuar” pritet të ketë sërish ndryshime pasi hasi në kundërshtinë e mediave online. Ish ministri i Financave, njëkohësisht edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka depozituar në Kuvend projektligjin që tatimi prej 6% për furnizimin e shërbimeve të reklamave në radiotelevizionet, të aplikohet edhe për ofruesit e mediave elektronike.

Ahmetaj: “Aktualisht media elektronike dhe ofruesit e sherbimit te publikimeve elektronike qe operojnë ne tregun mediatik, nuk rregullohen nga ligji. Për këtë arsye, ndryshimi i propozuar konsiston, ne përfshirjen e fuqizimit te shërbimit të ofruesve te shërbimit te publikimeve elektronike, ne skemën e shkalles se reduktuar te tatimit mbi vlerën e shtuar.”

Deri në 2018 portalet ishin të përjashtuar nga TVSH, por ndryshimet e qeverisë në Nëntor të 2018 u kundërshtuan nga drejtuesit e mediave elektronike, pasi sipas tyre ato duhet të pagonin taksën në nivelin 20%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmetaj: “Ky propozim do të mundësojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues midis ofruesve të shërbimeve audiovizive dhe elektronike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se ligji është miratuar në Kuvend, ende Ministria e Financave nuk ka nxjerrë aktet nën ligjore për zbatimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?