Drafti i qeverisë, gjimnazistët jo më në lokale
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se qeveria po përgatit një draft që do ua paraqesë subjekteve që tregëtojnë alkool në vend.
Sipas Ramës të gjitha subjektet që do tu shesin alkool femijeve do te penalizohen deri në mbyllje të aktivitetit. Ai theksoi gjithashtu se do të ndalohet hyrja e nxënësve nën 18-vjeç në lokale.
Duke u ndalur tek nisma për ndalimin e celularëve, Rama tha se fillimisht po bëhen trajnime mbas fundit te tetorit do të sekuestrohen dhe nuk do të kthehen mbrapsht.
KOHA JONË SONDAZH

