Drafti për Akademinë e Shkencave, Gjinushi: Institucioni rol këshillimor dhe jo kërkues shkencor

I ftuar dje në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se roli i institucionit tashmë është këshillimor. Për kritikët e draftit, Gjinushi tha se u kërkua shkrirje e institucionit por nuk u prezantuan zgjidhje për të dalë nga situata.

Ligji i ri i Akademisë së Shkencave e konsideron këtë institucion më tepër si organ këshillimor sesa kërkimi shkencor, që në bazë të refomës së arsimit të lartë kërkimi është pjesë e Universiteteve.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, kryetari i Komisionit të Posaçëm i reformës së Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se akademikët e prodhojnë krijimtarinë aty ku zhvillojnë aktivitetin, jo në institucionin e Akademisë së Shkencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjinushi: Kur zgjidhesh akademik nuk është vlerësim, është vlerësim. Vlerësohesh për punën  që ke bërë, akademikët nuk zgjidhen për të parë pastaj sesi do të punojnë.Është një titull. Si Çabej dhe kolegët e tij. Trupa elitare përdoret si organ, është një nga organet kryesore të këshillimit. Nuk prodhon ajo artikuj shkencorë. Çdo akademik duhet të prodhojë aty ku vazhdon aktivitetin dhe sipas specifikave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për zërat kundër, Prof Artan Fugën që shprehu qëndrimin e tij kundër në tryezën ku u prezantua drafti, Gjinushi tha se kërkoi kërkoi shkrirjen e institucionit por nuk paraqiti zgjidhje për daljen nga situata.

Gjinushi: Nesë 3 vjet jemi marrë vetëm me kritikë dhe deri sot nuk kemi s’ke paraqitur alternativat është e pakuptueshme. Normal në 40 akademik të jetë dhe një kundër për të prishur syrin.  Kjo është platforma ku ai është anëtar. Ka paraqitur gjëndjen dhe alternativat para kryeministrit dhe qeverisë dhe aty u mor detyra dhe urdhëri që të ndërmerret reforma.

Në kufijtë limit që përcaktoi qeveria për reformën ose ndërpreje të financimit, Gjinushi tha se drafti i dorëzohet autoriteteve si një punë e pjekur dhe jo e pamenduar, madje duke marrë edhe garancinë e institucioneve homologe evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?