Drageri tradhëton policin e Durrësit

Një punonjës policie në komisariatin e Durrësit është arrestuar nga SHÇBA pasi akuzohet se ka qenë duke drejtuar i dehur makinën e shërbimit. Jo vetëm kaq, thuhet se 49-vjeçari, Ilir Vrioni ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat informoi mbrëmjen e 3 tetorit se arrestoi Vrionin në kushtet e flagrancës.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, Ilir Vrioni për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave material. Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”,-informoi SHÇBA. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?