Drama e 20-vjeçares që vetëhelmoi veten, prindërit: Nga debati me…
Në ditën Ndërkombëtare të gruas, një e re nga fshati Zvirinë i Korçës, i dha fund jetës duke u vetëhelmuar. Erisa Veizi është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj nga familjarët pasi kishte konsumuar një sasi të madhe fostoksine.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, pasi mes vajzës dhe të fejuarit të saj ka pasur një debat përmes telefonit. Pasi e ka përjetuar keq debatin me të fejuarin e saj, e reja është mbyllur në dhomën e saj dhe në kushtet e tronditjes së thellë ka pirë tetë tableta fostoksinë, shkruan Panorama.
Prindërit e kanë gjetur në kushte të rënda në dhomën e saj, dhe pavarësisht se e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ka ndërruar jetë vetëm pas rreth 30 minutash.
“Vajza kishte pësuar tronditje psikologjike nga debatet e vazhdueshme që kishte me të fejuarin e saj. Këto debate kanë bërë që vajza jonë të zhytej në një gjendje depresive. Ne ishim në dijeni se mes tyre kishin lindur debate gjatë ditëve të fundit, por nuk e mendonin kurrë se Erisa do të kryente një veprim të tillë”, kanë shtuar dy prindërit e tronditur nga tragjedia që preku familjen e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

