Drama e 3 fëmijëve, babai u vetëvar dhe nëna…

Varfëria dhe dhimbja në familjen Çuku është ulur këmbëkryq. Igli, Ersa dhe Urimi, jetojnë në Rrajcë të Prrenjasit dhe u ka rënë barra e rëndë e kujdesit për nënën e tyre dhe për njëri-tjetrin.

Më i madhi është vetëm 15-vjeç por fëmijëria për ta mbaroi që kur babai u vetëvar dhe nëna kaloi në depresion. Janë vetëm fëmijë dhe përveç ndihmës së vogël nuk mund të bëjnë shumë për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhen, në një shtëpi të shkatërruar që çdo ditë rrezikon të shembet.

”Nuk na dalin lekët. Ndonjëherë na ndihmon gjyshi, ndonjëherë shoqatat. Do të donim të kishim rroba, mjete shkollore dhe një shtëpi të mirë”, thonë fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jetojnë me kempin e së ëmës dhe me ndihmën ekonomike, ndërsa gjyshi i tyre ndihmon me sa mundet me pensionin e tij, ndërkohë që bën apel për ndihmë: “Marrin 27 mijë lekë të vjetra asistencë por duan ushqim, libra etj.”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?