Drama e mijëra shqiptarëve në kufi, qeveria e papërgjegjshme fajëson qytetarët
Mijëra shqiptarë prej ditësh ndodhen të bllokuar në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Autoritet greke kanë vendosur rregulla të reja për shkak të pandemisë dhe kalimi u lejohet vetëm me teste të koronavirusit. Qytetarë presin zgjidhje nga institucionet e qeverisë shqiptare, pasi ndodhen në mes të rrugës, në temperatura të larta dhe pa asnjë ndihmë.
Por në vend të zgjidhjes, ministrat e qeverisë “Rama” fajësojnë qytetarët që nuk janë informuar për rregullat e reja të palës greke.
Sot radha e makinave i kalon 20 km, ndërsa gjatë natës pika doganore nuk ka punuar fare. Shumë nga ata kanë kaluar të gjithë natën jashtë në makinë, dhe ende vijojnë të jenë në radhë pasi nga pala greke punohet shumë ngadalë. Në mes të gushtit, kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celcius, atyre u duhet të qëndrojnë me orë pa fund brenda në makinë ose në rrugë në pritje për të kaluar kufirin.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se policia është e angazhuar për te menaxhuar situatën e vështirë në Kakavijë, por qytetarët duhet të ishin informuar për rregullat e reja të kalimit nga ana e shtetit grek.
“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar. Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”,- deklaroi Ministri Sandër Lleshaj.
Lexoni edhe..
- Presidenti Meta: Thellësisht i shqetësuar për situatën ku ndodhen qytetarët shqiptarë
- Policia në ndihmë të qytetarëve, që po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje
- Ish-deputeti Vangjel Tavo: Skandaloz reagimi i dy ministrave të rilindjes
- Paloka: Mijëra emigrantë të bllokuar në kufi, Rama vazhdon pushimet mes luksit
- Radhët në Kakavijë. Lleshaj: Qytetarët të informohen para se të nisen për udhëtim
- Situata në Kakavijë, Biberaj: E turpshme kjo që po ndodh! Jemi pa qeveri dhe pa ministri te jashtme
- Dëshmitë nga Kakavija: Turp për këtë qeveri! Kemi ecur 10 km në këmbë, kemi gjithë natën këtu
- Ministria greke: Pranojmë vetëm teste të ISHP-së dhe në gjuhën helene
VIDEO/ Qytetarët e revoltuar akuzojnë qeverinë për paaftësi
VIDEO/ Polici tenton të kalojë makinën pa radhë në Kakavijë, qytetarët e rrethojnë
Ndërsa situata sa vjen e rëndohet në Kakavijë, ku qytetarët kanë tre ditë që presin në radhë për të bërë tamponin si kusht për të kaluar kufirin në Greqi, njëri nga policët ka tentuar që të kalojë një makinë pa radhë. Kur qytetarët kanë parë këtë veprim skandaloz kanë rrethuar makinën me targa greke.
FOTO/Radhët e qytetarëve shqiptarë që presin të hyjnë në pikat doganore të Greqisë