Drama në familjen Gjoka, ndërron jetë edhe 15-vjeçarja. Daniela u përcoll sot në banesën e fundit

Familja Gjoka në Velipojë po përjeton një dramë të rëndë humbjesh. Betejën me jetën në Itali nuk e ka fituar as vajza tjetër e familjes, në hotelin e së cilës shpërthyen bombolat e gazit.

Klarisa Gjoka vetëm 15-vjeçe, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra përpos trajtimit mjekësor në shtetin fqinj.

Disa ditë më parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe, e cila sot u përcoll për në banesën e fundit dhe në gusht ajo do t’u bënte nuse, por ëndërrat u shuan nga flakët e zjarrit.

SHKARKO APP