Dramat e 3 familjeve të së njëjtës rrugicë, historia nisi në 2006 dhe i mori jetën 8-vjeçarit

Revolta e familjes dhe jo vetëm të 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, sot ishte kryefjalë e mediave. Dramat e tre familjeve në fshatin Grecalli të Fierit përfunduan me vrasjen e një fëmije 8-vjeçar, ndërsa historia e konflikteve të tyre nisën që në vitin 2006.

Çalamani, Vasiu dhe Ristani jetojnë në të njëjtën rrugicë, ndërsa pengmarrja e një 16-vjeçareje përfshiu të tria familjet e që për vite të tëra do të qëndronte në heshtje.

Florian Vasiu, xhaxhai i vogëlushit 8-vjeçar, së bashku me Klodian Çalamanin, marrin peng fqinjën e tyre. Ajo është vajza e Uranie Ristanit, e cila e ka shtëpinë e saj ngjitur me Florianin.

Swiss Digital Desktop Reklama

25-vjeçari pëlqente të miturën dhe përmes motrës së vrasësit, Elsa Çalamani arrin që të bindë 16-vjeçaren në atë kohë që të shkojë në shtëpinë e Klodianit. Bashkëpunimi mes dy djemve që përdorën si karrem motrën e Çalamanit funksionoi, ndërsa për 16-vjeçaren ishin minuta tmerri.

Swiss Digital Mobile Reklama

E mitura u tentua të përdhunohej, ndërsa shpëtimi për të ishte babai i Mateos, Ligor Vasiu, i cili arriti ta hiqte prej duarve të vëllait të tij e Klodian Çalamanit.

Motra e vrasësit, Elsa Çalamani u largua në drejtim të Maqedonisë së Veriut së bashku me të ëmën. Edhe 16-vjeçarja e dhunuar u largua nga fshati dhe iku në drejtim të Italisë e në fund familja e katërt u përfshi në dramat e rrugicës së fshatit Grecalli. /A2cnn/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?