Dramatike, ish i përndjekuri kërcënoi se do të hidhej nga vinçi

 

Nuk rikthehet paqja dhe nuk po gjejnë qetësi ish-të përndjekurit.

Ish-i përndjekuri politik, Xhemal Zhuri, i është rikthyer sërish kërcënimeve me hedhje nga vinçi.

Mbrëmjen e sotme,

56 vjeçari u ngjit në një vinç në një pallat shumëkatësh pranë Gjykatës së Lartë dhe kërcënoi se do të hidhet.

Shërbimet policore mbërritën menjëherë në vendngjarje. Qarkullimi i makinave dhe këmbësorëve në këtë rrugë u bllokua dhe pas rreth 60 minutash, negociatorët e policisë arritën të bindin Zhurin të zbresë nga vinçi.

Shkak i këtij veprimi të Zhurit ka qenë mosmarrja e kësteve të dëmshpërblimit nga shteti.

Në shkurt të 2012, Zhuri kreu të njëjtin skenar, por efektivët e policisë së kryeqytetit e morën për ta pyetur se pse e kishte kryer një veprim të tillë ai iu përgjigj atyre shkurt. – “Hipa se këtu po ndërton pallatin një komunist. Pse ta ndërtojë ky komunisti pallatin këtu,” – theksoi ai në protestën e kaluar .

SHKARKO APP