Drejt finalizimit kreditë e buta – Strehimi “skanon” dosjet, fituesit shpallen në Nëntor

2500 dosje të “kopsitura” nga qytetarët e Tiranës të interesuar për kredi të butë po shqyrtohen nga Drejtoria e Strehimit të kryeqytetit.  Pas mbylljes së  afatit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në muajin Gusht, Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës po verifikon të gjitha dokumentet dhe po aplikon sistemin e pikëzimit për të shpallur edhe fituesit.

Në total do të jenë 500 fitues që do të mund të përfitojnë kredi me normë interesi 3 për qind.  Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se lista e fituesve është parashikuar të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit Nëntor. Bashkia e Tiranës ka hapur aplikimet për 500 kredi të buta më datën 16 Prill.   Kusht kryesor për të përfituar kredi,  janë të ardhurat. Një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj.

Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj. Bashkia subvencionon interesat e kredisë, duke bërë që qytetari të përfitojë normë të pandryshueshme interesi me 3 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?