Drejt “gjumit” edhe Rinasi, masa ekstreme ndaj Covid-19
Aeroporti i zhurmshëm “Nënë Tereza”, do të mbyllet totalisht si masë e fortë në luftën ndaj Covid-19. Ndalimi i fluturimeve ka bërë që një pjesë e madhe e stafit të qëndrojnë në shtëpi në pritje të rikthimit të fluturimeve.
Përkeqësimi i situatës së krijuar nga koronavirusi ka detyruar qeverinë që të pezullojë fluturimet me pjesën tjetër të botës. Janë ndaluar të gjitha linjat që operojnë në drejtim të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Hungarisë, teksa prej ishin ndërprerë udhëtimet me Italinë fqinje si dhe Britaninë e Madhe.
Të shumtë janë shqiptarët që ndërprerja e udhëtimeve i ka gjetur jashtë atdheut. Kanadaja dhe Holanda janë dy vendet të cilat nuk e njohin qëndrimin në këto shtete më shumë se sa afatet e parashikuara nëse nuk aplikohet online për shtyrje të tij.