Drejt hapjes departamenti i Gjuhës Shqipe në Ukraninë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka vizituar Ukrainën pak ditë më parë. Gjatë takimit me ministren për Integrimin Europian dhe Euroatlantik, Ivana Klympush-Tsintsadze, Majko ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh.

Siç raporton agjencia “Interfax”, Majko është shprehur se ky bashkëpunim është i domosdoshëm në kushtet kur shkëmbimet tregtare po rriten dhe gjithnjë e më shumë ukrainas po e shohin Shqipërinë si destinacionin e preferuar turistik. Majko është shprehur se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që mbështet fort Ukrainën në rezistencën e saj ndaj agresionit rus.

Majko ka propozuar hapjen e një departamenti të gjuhës shqipe në një prej institucioneve të arsimit të lartë në Ukrainë. Nisur nga numri i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë atje, ministri shqiptar i Diasporës, tha se e konsideron një vendim i tillë si shumë të nevojshëm. “Interfax” raporton se në këtë pikë ka pasur një marrëveshje paraprake për hapjen e një departamenti në Universitetin Kombëtar të Kharkivit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Majko ka paralajmëruar një tjetër vizitë të nivelit të lartë në Ukrainë. Në datat 22-23 shkurt, Ukrainën do ta vizitojë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?