Drejtësi për 21 Janarin? Roland Qafoku: SPAK do japë zgjidhje definitive

Drejtësi për 21 Janarin? Kur kanë kaluar 9 vite nga vrasja përpara godinës së kryeministrisë familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësinë.

I ftuar në studion e intervistës në televizionin Ora, gazetari dhe autori i disa librave, Roland Qafoku kujton ngjarje të bujshme si ajo e prillit në Shkodër, apo e Gërdecvit për të cilat drejtësia nuk është vënë ende në vend. Megjithatë beson se SPAK do vërë drejtësi

“21 janari duhet të shkojë tek SPAK dhe ai mund të japë një zgjidhje definitive. Unë besoj tek kjo” thotë Qafoku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Basir Çollaku, drejtori i TV Shijak kujton se vrasja e 21 janarit është përdorur për fushatë elektorale nga politika dhe shpjegon pse nuk ka pasur drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Drejtësia në Shqipëri është prodhuar nga politika. Nuk ka pasur asnjëherë duart e pastra për të dhënë drejtësi” kujton Çollaku duke shtuar se “Mos dhënia e drejtësisë ka sërish persona përgjegjës.”

Deklaratat u dhane ne studio me gazetaren Beti Njuma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?