“Drejtësi për Learin!”/ Qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin miell para Ministrisë së Brendshme

Në orën 18:00 ka nisur një protestë para Ministrisë së Brendshme. Qytetarët janë mbledhur në shenjë revolte për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Qytetarët kanë kërkuar të kalojnë kordonin e policisë, për të ndezur qirinj pas krahëve të tyre. Më pas ata kane hedhur miell mbi efektivët si shenjë ironie për deklaratën e policisë se i riu kishte kokainë me vete kur u arrestua.

Gjithashtu me pankarta në duar nga Ministria e Brendshme u nisën drejt Kryeministrisë ku kërkuan dhe dorëheqjen e Çuçit, Veliut dhe Rrumbullakut. Protestuesit përpara kryeministrisë mbajtën 1 minutë heshtje.

Kjo është protesta e dytë e qytetarëve. Protesta e parë u zhvillua të premten (21 tetor), ku dhjetra qytetarë u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për Lear Kurtin.

Tubimi i sotëm është mbështetur dhe nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të opozitës.

SHKARKO APP