Drejtësi për vr*sjen e të birit, grupi i Dervishaj donte të eli*inonte edhe të atin e Malokut

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka zbardhur të plotë tentativën për vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019. SPAK ka dërguar për gjykim anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që kishin planifikuar vrasjen.

SPAK ka zbardhur tentativën për vrasjen e ish-prokurorit Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. Atentati që ndodhi më 1 nëntor 2019 i mori jetën shoferit Andi Maloku. Për vrasjen e të birit, Genci Maloku kërkonte drejtësi dhe kishte insistuar disa herë në dyert e prokurorisë të mësonte kush fshihej pas vrasjes së djalit. Për këtë arsye, duket se grupi i Plaurent Dervishajt kishte planifikuar të hiqte qafe edhe të atin e Andi Malokut.

Grupi i Dervishajt kishte bërë plan të vriste edhe vëllanë e Rrumit. Nga hetimet e SPAK dhe pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC është zbuluar edhe një plan për të hequr qafe Vullnet Muçën, vëllai i Rrumit të Shijakut (Aleksandër Laho).

SHKARKO APP