”Drejtësia me regji nuk lëviz”, Vasili: Tango Rama-Basha nën muzikën e inceneratorëve qindra milionësh

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili hedh akuza të forta ndaj SPAK-ut, kjo për heshtjen që po tregon për skandalin e incerenatorëve, duke mos çuar në  burg fajtorët e vërtetë.

Për të drejtësia me regji nuk lëviz, po ashtu thekon se Komisioni Hetimor është një lloj skene për tangon Rama-Basha nën muzikën e inceneratorëve qindra milionësh.

”Mosveprimi i SPAK vetëm ka ndihmuar në mos zbulimin dhe hetimin e thellë të këtij krimi shtetëror me përmasa të jashtezakonshme si dhe ju ka krijuar mundësi të inkriminuarëve që ti fshihen drejtësisë si dhe të fshehin sa të mundin provat e tjera”,-shkruan Vasili në facebook.

Shkrimi i plotë nga Petrit Vasili

Komisioni i inceneratorëve si alibi, që SPAK të vazhdojë të mos veprojë! Të vërtetat sa një mal për inceneratorët janë të gjitha në SPAK prej më shumë se një vit. Me dokumente, me emra e mbiemra, me shifra, me numra llogarish dhe shkresa zyrtare ndodhen atje, por drejtësia me regji nuk lëviz.

Prej kohësh fajtorët e krimit më të rëndë shtetëror ekonomik të pluralizmit, duhej të ishin përpara drejtësisë. Komisioni Hetimor është shndërruar thjesht një alibi për të fituar kohë dhe për të vijuar pandëshkueshmërinë e rilindasve. Përjashtimi i LSI, denoncueses më të madhe me fakte e dokumente nga pjesëmarrja në Komision, ishte e mirëmenduar që të mos pengohej në asnjë mënyrë farsa, që i shërbente vetëm Edi Ramës.

Asnjë dokument i ri i vetëm nuk është zbuluar nga Komisioni Hetimor. Asgjë e re nuk është zbuluar përveçse i është dhënë mundësia korit të rilindasve që të recitojnë vjersha për dobinë e inceneratorëve kriminalë. Komisioni është një lloj skene për tangon Rama Basha nën muzikën e inceneratorëve qindra milionësh. Nëse SPAK do të kishte vepruar me kohe patjeter qe do te zbuloheshin edhe fakte e dokumenta te tjera.

Mosveprimi i SPAK vetëm ka ndihmuar në mos zbulimin dhe hetimin e thellë të këtij krimi shtetëror me përmasa të jashtezakonshme si dhe ju ka krijuar mundësi të inkriminuarëve që ti fshihen drejtësisë si dhe të fshehin sa të mundin provat e tjera.

Por qindra e qindra faqe të tre denoncimeve shumë të mëdha të bëra nga LSI dalin e teprojnë, që fajtorët të ishin përpara drejtësisë. Pra ndërsa Komisioni Hetimor “lodron”, SPAK rri e vështron. Boll më me pazare dhe demagogji. Krimi i inceneratorëve është zbuluar, fajtorët kanë emër e mbiemër ndërsa këta përdridhen dhe bëjnë gjoja përpara kamerave me Komisione. SPAK boll lidhe duart vepro, zbato ligjin, bëj detyrën!

SHKARKO APP