Drejtësia për të mitur, Gjonaj: Rehabilitim dhe riintegrim i tyre në shoqëri

Vizioni i Ministrisë së Drejtësisë është rehabilitimi i të miturve, inkurajimi dhe zhvillimi, në kuptim të përgjegjësisë së të miturit, e ndjenjës së respektimit të të drejtave të të tjerëve, nxitja dhe mundësimi i zhvillimit të shëndoshë fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror i të miturit dhe për ti përgatitur ata që të rikthehen në shoqëri.

”Ministria e Drejtësisë në prioritetin madhor të riintegrimit dhe përfshirjes sociale të të miturve në konflikt me ligjin, synon përfshirjen efektive në komunitet të të miturve autorë të veprave penale”, shprehet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

”Qasja e re e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur hyrë në fuqi gjatë këtij mandati qeverisës, nuk lidhet domosdoshmërisht me dënimin penal, por synohet të ndodhë që kur i mituri bie në kontakt ose konflikt me ligjin”,-shton ajo.

Për më tepër, ajo shton se ”rrjedhimisht nxisim ndërveprimin, bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të ndryshme shtetërore, si mes atyre të sistemit të drejtësisë, ashtu edhe sektorëve të tjerë, veçanërisht sistemit të mbrojtjes së fëmijës, ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit të Provës, Policisë, Prokurorisë, organeve të vetëqeverisjes vendore dhe njësive për mbrojtjen e fëmijës, Shërbimit Social, institucioneve të arsimit, shëndetësisë dhe aktorëve të tjerë me ndikim në komunitet”.

SHKARKO APP