Drejtonte makinën në gjendje të dehur, 29-vjeçari përplaset dhe mbetet i lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në afërsi të fshatit Banjë.

Nëpërmjet njoftimit zyrtar policia bënë me dije se 29-vjeçari B. B., nga Gostima e Cërrikut, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Smart” në gjendje të dehur, e për pasojë ka humbur kontrollin dhe është plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Cërrik/ Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?