Drejtonte mjetin nën efektin e drogës dhe iu gjet kokainë, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit, 25-vjeçarit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?