Drejtonte mjetin pa leje drejtimi arrestohet 25 vjeçari
Nje 25 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në momentin që ishte duke drejtuar mjetin e tij Burime të policis bëjnë të ditur senga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:A.S, 25 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’, Kuçovë. Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi”, Kuçovë u kap nga shërbimet e policisë, duke drejtuar mjetin tip Ford, me targë AA585LB pa leje drejtimi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Dilaver Xhelili
KOHA JONË SONDAZH

