Drejtonte motorin në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor K. LL, 60 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D. Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes.

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?