Drejtoresha e DAR Tiranë: Telefonat nuk do merren me forcë

Ministria e Arsimit, në një vendim të fundit për ndalimin e telefonave celularë në shkolla ka shkaktuar jo pak debat. E ftuar ditën e sotme në emisonin “Rreze Dielli” në Report Tv, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Tiranë, Arjola Byzuka, sqaron se udhëzimi nuk heq përdorimin e telefonit por vetëm mospërdorimin e tij përgjatë procesit mësimor.

”Telefonin ata do vazhdojnë ta përdorin , por jo gjatë orës së mësimit. Pra udhëzimi nuk thotë heqjen e telefonit. Udhëzimi thotë mospërdorimin e telefonit gjatë procesit mësimor. Ministria e arsimit nxjerr udhëzim për procesin mësimor, jo për jetën e adoleshentit. Nuk bëhet fjalë për marrje të pronës, as marrje me dhunë. Pra ky interpretimi nëpër rrjete sociale, ky keqinformim , kjo përhapje diçkaje të gabuar, të pavërtetë, është në dëm jo vetëm të informimit por edhe të edukimit të këtij brezi. Askush nuk do ta marrë me dhunë, askush nuk do të cënojë pronën private por do të vihet rregull në orën mësimore nuk do të përdoret telefoni celular”,-tha Byzuka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?