Drejtoresha e ISHP: 79% e rasteve me Covid-19 janë të moshave 15-54 vjeç
Këtë të enjte u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka treguar se ka një rënie të mesatares së rasteve ditore. Fico theksoi se pozitiviteti po ashtu është i qëndrueshëm, por indicenca është në rënie. Sipas drejtoreshës së ISHP ka një rritje të infektimit të moshave të reja nga 16-vjeç deri në 24-vjeç.
“Kemi qenë shumë të vëmendshëm për të monitoruar si shifrat she situatën aktuale. Mesatarja ditore ka pasur një rënie krahasuar me javët e kaluara. Pozitiveti mbetet i qëndrueshëm. Incidenca dy javore është ulur edhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë, ka një tendencë rënie. Nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive”, tha drejtoresha e ISHP.
Nga ana tjetër, Fico u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të kontaktojnë me mjekët. ”Dua edhe njëherë që të apelojë tek qytetarët edhe si mjeke që nëse rasti është i rëndë të kontaktoni me mjekët”.