Drejtoresha e ISHP, Albana Fico: Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur, kemi skenarë deri në pandemi
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaron se nuk është e vërtetë që Shqipëria nuk është e përgatitur për ardhjen e koronavirusit.
Në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ajo tha se ka skenarë deri në pandemi për këtë virus të ri.
Albana Fico: Mjafton që të hapni sajtin e ISHP dhe do të gjeni informacion të përditësuar. Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur. Këto janë skenarët, deri në pandemi. Nëse ke një pacient zero, ti duhet të dish fillimisht se çfarë kapacitetesh ke dhe pacienti i parë do të shtrohet te Infektivi. Sot që flasim aty kemi 85 shtretër, plus 4 reanimacioni dhe 12 urgjencë. Kur hyn në sekondën e parë ky pacient vendi ose shtrati ku ai do të shtrohet në varësi të gjendjes, ku thamë se 98 % të këtyre pacientëve shërohen, do të shkojë në këtë pavion. Rastet e rënda do të shkojnë në reanimacion.