Drejtoresha e ISHP: Virusi emergjencë për Kinën, por jo për Shqipërinë
Drejtoresha e ISHP, Silvana Bino ka folur gjatë tryezës ku u mblodh task-forca për koronavirusin e përhapur në Kinë. Ajo tha se Shqipëria nuk është aq e rrezikuar si vende e tjera pasi nuk ka një linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën. Ndër të tjera, Bino tha se vendi ynë po adapton masat e sigurisë që janë marrë në kuadër të atyre që janë propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Nuk mund të flasim sa e lartë është shkalla e transmetueshmërisë. Dihet deri tani që është një virus që përhapet në rrugë resperative, siç është dhe gripi. Masat e OBSH janë masa të higjienës, kontrollit, kapja e menjëhershme dhe udhëtarët që kanë pasur kontakte me raste të tilla duhet të vlerësohen në lidhje me problemet që ata mund të kenë. Dua ta theksoj, kjo është një emergjencë për shëndetin publik për Kinën por jo për Shqipërinë. Kina ka marrë një seri masash. Për herë të parë në historinë moderne të sëmundjeve infektive, izolohen 20 milion njerëz. Jemi duke punuar dhe duke marrë të gjitha masat. Whani ka qenë një qytet me lidhje shumë të mëdha ndërkombëtare, Parisin Romën, Moskën dhe në këtë aeroporte masat janë më të mëdha’.