Drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan kallëzim në Polici: Hapin profile false dhe fyejnë nxënësit e shkollës

Drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan ka depozituar më datën 26 shtator, pranë seksionit të Krimit Kibernetik se në rrjetet sociale janë krijuar disa profile false.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.09.2024, në Seksionin e Krimit Kibernetik, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

 

SHKARKO APP