Drejtoresha e shkollës në Fier konfirmon: U hodh një lëndë nga një minoren, rasti i përsëritur
Drejtoresha e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pak minuta më parë, ku 30 nxënës kanë shfaqur shenja helmimi e janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Ajo konfirmoi se në shkollë është hedhur një lëndë ende e papërcaktuar nga një nxënës, situatë kjo e përsëritur për herë të dytë.
“Jemi shumë të shqetësuar, është hedhur një lëndë, nuk po gjendet se çfarë, edhe ekspertët nuk e kanë gjetur ende se çfarë është. Kjo shkakton djegie dhe gjendje debulese”, tha ajo ndërsa shtoi, “E njëjta situatë ka ndodhur edhe para 3 ditësh, ndodhi sërish sot, është një rast i përsëritur. Fëmija që e hodhi është minoren, policia po merret me të, ai është një fëmijë që e ka përjetuar keq”,- sqaroi ajo.
Ndërsa në lidhje me deklaratën e nxënësit për një eksperimet të mundshëm, drejtoresha deklaroi se ju kishin thënë pikërisht ashtu që të mos krijonin më shumë panik se sa kishte krijuar vetë ngjarja.
Unë po them që situatua është menaxhur nga gjithë stafi, nxënësve ju thamë që është provë, erksperimet që të mos traumatizoheshin e të mos përhapnin më shumë panik”, deklaroi ajo ndër të tjera.