Drejtoresha e Tatimeve: Gjoba kompanive që s’kanë aplikuar për pagën e luftës. Kur do publikohen emrat

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka sqaruar se si do të përfitohet paga e luftës për punonjësit për të cilët nuk ka një aplikim nga kompania.

Për këto të fundit që nuk aplikojnë pa një arsye të fortë, Ibrahimaj gjate një bisede nëpërmjet ‘skype’ ne “News 24” tha se do të ketë gjoba nga 50 mijë lekë për çdo punonjës.

“Dje në mesnatë ka përfunduar procesi i aplikimi deri në këto momente 44566 biznese që kanë aplikuar për rreth 200 mijë të punësuar. Deri në këto momente janë mbi 9 mijë biznese që nuk kanë aplikuar. 2689 biznese kanë bërë ankesë me specifikimin e arsyes përse nuk kanë aplikuar. Mbi 1000 kanë hapur çështjen për aplikim por nuk e kanë finalizuar ende. Shifra për totalin e bizneseve që nuk kanë aplikuar dhe do të shqyrtohen janë në analizë dhe ne do kemi një rezultat javës në vijim.

Refuzime kanë qenë mbi 31 mijë. Gjoba për subjektet të cilët do të vlerësohet se nuk kanë aplikuar pa asnjë arsye të fortë është 50 mijë lekë për çdo individ që nuk është aplikuar. Ne do të shohim arsyet.

Do të aplikohen ato biznese që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre pa asnjë arsye të fortë dhe po pengojnë shpërndarjen e kësaj ndihme nga qeveria”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas saj, për punonjësit të cilët nuk kanë pasur një ankesë nga punonjësit paga do të kalojë automatikisht. “Shifrat do t’i kemi pas ditës së hënë për ata të punësuar që do ta marrin pagën automatikisht.

Ato persona që nuk kanë llogari bankare do të kenë mundësi nga e hëna. Por emrat e tyre janë në faqen e tatimeve. Të gjithë individët të jenë të kujdesshëm për të gjithë njoftimet dhe informacionet që publikojmë”, tha Ibrahimaj.

Ajo sqaroi më tej se nga dita e hënë ne do të bëjmë publike listën e personave që nuk kanë përfituar ende pagën e luftës dhe do të publikojmë një listë të veçantë për ata individë që nuk kanë llogari bankare. “Ftoj qytetarët të kontrollojnë në faqen e tatimeve”, apeloi Ibrahimaj. BW

SHKARKO APP