Drejtoresha tha se vajza është shtatzënë, prindërit e mohojnë
Një nxënëse e gjimnazit Janaq Kilica përfundoi në spital mëngjesin e sotëm pasi u ndje keq në ambientet e shkollës ku dje u hodh lëndë e dyshuar helmuese. Drejtorja e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës tha se vajza ishte shtatzënë, por kjo deklaratë është mohuar nga prindërit e nxënëses, jashtë kamerave, raporton Ora News.
“A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po, është shtatzënë”.
Ardhja e ambulancës mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Janaq Kilica” ka shkaktuar frikë dhe panik të nxënësit dhe prindërit. Si pasojë e probleme me frymëmarrjen dhe dy nxënës janë shoqëruar në spital me ambulancë.
Ndërkohë, në shkollë u krijua një situatë e tensionuar, pasi prindërit, në panik, kanë kërkuar që të marrin fëmijët e tyre.
Ata kërkuan informacion dhe përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa kërkojnë që të mbyllet shkolla, duke u përpjekur të futen edhe forcërisht në shkollë.