“Drejtorët e Ramës kanë nisur të flasin, thonë që urdhrin për tenderin e ka dhënë kryeministri”

Analisti Andi Bushati ka deklaruar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se drejtorët e shkarkuar së fundmi nga ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kanë filluar të flasin dhe akuzojnë drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për skandalin te ‘Unaza e Re’.

“Padyshim që është gabim, kur ti flak dikë. Ata njerëz po flasin, të gjithë thonë e kemi ndërgjegjen e qetë sepse për tenderin na ka thënë Edi Rama që do jetë me këto përmasa. Një tender periferik lagjeje, nuk jepet pa dijeninë e Edi Ramës. E gjitha kjo është një shpëlarje fytyre, thotë Damianin po e heq por edhe ai ka qenë i sukseshëm. Edhe rrugët kanë qenë të suksesshme, por drejtorët po i heq. Të gjithë e kuptojnë, që në krye të piramidës është Edi Rama. Është i njëjti krahasim”, u shpreh Bushati.

Afrim Qëndro, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, është thërritur së fundmi në Prokurori për të dhënë shpjegime mbi skandalin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?