Drejtorët e shkollave në Shkodër mes “dy zjarresh”, cilin urdhër të zbatojnë?!

Bashkia e Shkodrës u ka bërë kërkesë shkollave në njësitë administrative të bashkisë dhe Drejtorisë  Rajonale të Arsimit ku i kërkon që objektet e shkollave të mos aksesohen nga persona apo institucione të paautorizuar nga Bashkia.

Por pas bashkisë, Ministria e Arsimit u është drejtuar me një shkresë drejtorëve të shkollave ku u kërkon të sigurojnë materialet zgjedhore dhe të vënë në dispozicion objektet për qendra votimi.

Drejtuesit e këtyre institucioneve në Shkodër nuk dijnë kujt ti referohen në këtë rast për zbatimin e ligjit, bashkisë që ka në administrim shkollat apo Ministrisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se në Shkodër të gjitha institucioneve në varësi të bashkisë, drejtuesve u janë marrë çelësat prej 2 ditësh, duke i kyçur godinat si teatri “Migjeni”, shkollat dhe KZAZ-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime për  RTV Ora bëjnë me dije se çelësat janë në administrim të titullarëve të bashkisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?