Drejtori Ekzekutiv i Pfizer-it, Albert Bourla mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama
“Qendra e Vaksinimit “Air Albania” – Për median me Drejtorin Ekzekutiv të Pfizer-it, Albert Bourla”- shkruan kryeministri Rama sot paradite.
Kryeministri Rama u shpreh se do të vijojë angazhimi i palëkundur për të siguruar vaksinat kundër Covid deri në fund të përballjes me pandeminë.
“Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë për përballimin e pandemisë. Në fillim ju hapët dyert. Faleminderit prej jush që e nisëm edhe ne procesin e vaksinimit”, tha Rama.
Nga ana tjetër Bourla tha se ishte befasuese kërkesa e kryeministrit Rama për sigurimin e vaksinës, ndërsa e falënderoi atë për miqësinë e dhënë.
“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, shkruan kryeministri Rama krahas videos së publikuar në “Facebook”.
KOHA JONË SONDAZH

