Drejtori i Burgjeve: Amnistia, këtë fundvit do jetë e gjerë

 

Gjatë një aktiviteti në burgun e grave në kryeqytet, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, ka bërë të ditur vendimin e ministrisë së Drejtësisë për të aplikuar edhe këtë fundvit një amnisti të gjerë.

Ky lajm ka entuziazmuar të dënuarat e burgut 325, ndërsa Zoto theksoi se priten kriteret që do të zbatohen pas hartimit përfundimtar të draftit.

“Me iniciativë të ministrit të Drejtësisë, është marrë përsëri një iniciativë ligjore, ku është hartuar një draft i cili përsëri përfshin dhënien e amnistive për një grup shumë të gjerë siç ishte dhe herën e parë. Në këtë moment, drafti i miratuar nga ministria është në proces konsultimi, është një teknikë legjislative, me qëllim që të konsultohet me subjekte e shoqata dhe ne mendojmë që brenda dhjetorit të aprovohet dhe më pas në janar të shtrihen efektet e aplikimit”, tha Zoto.
 

SHKARKO APP