Drejtori i Burgjeve: Gati të nxjerrim disa të burgosur, ja kush përfiton dhe si

Në një kohë ku në Iran dhe në Itali, qeveritë kanë nxjerrë nga burgjet të dënuarit për vepra penale të lehta, kjo si masë e mos përhapjes së Copvid-19, edhe në Shqipëri pritet që të ndodh diçka e tillë. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, thotë se një kategori e caktuar e të burgosurve do të lejohet që të dalin me leje të posaçme.

“Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje”,-tha ai për ”Report Tv”.

Teksa pohoi se në burgje nuk ka raste me të infektuar, kreu i burgjeve sqaroi se masat janë shumë të rrepta. Ajrosja bëhet me grupe, ndërsa punonjësit sa herë që futen në institucion i nënshtrohen kontrollit të rreptë, vendosin maska, doreza. “Punonjësit e policisë, që sa herë futen, i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga një vlerësim nga personeli, dezinfektim pajisjesh, me maska dhe doreza, është zeruar mundësia. Ajrosja bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet. Ka një mobilizim të pazakontë të stafit, por edhe të burgosurit janë aleatë në këtë përpjekje dhe masat po funksionojnë”.

Të burgosurit në Reç kanë shprehur shqetësim për higjienën, ushqimet, keni një përgjigje?

Jam në dijeni, por nuk janë të vërteta, burgu i Recit është i ri me standarde, higjienë dhe pastërti e ushqim. Është burg model. Tek tuk, por nuk qëndrojnë ato që thonë.

Avokatët penalistë kërkojnë amnisti për ata që u kanë mbetur kanë 2-3 vite, jeni pro apo kundër ndoshta për të rritur edhe sigurinë në burgje?

Meqenëse përmende sigurinë, është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje.

SHKARKO APP